Aplikacion për nënat dhe prindërit
Çdo ushqyerje, çdo gjumë, çdo hap i parë. Në një vend.
Ditari i Bebes të ndihmon të mbash shënim kujdesin e bebes dhe shëndetin tënd, nga shtatzënia te vitet e para. Me një prekje, edhe në mes të natës.

Gjithçka që i duhet një familjeje të re
Gjashtë pjesë të thjeshta, që të mos harrosh asgjë dhe të kesh më shumë kohë për beben.
-
Ushqyerja e bebes
Gji me kohëmatës për secilën anë, shishe, qumësht i nxjerrë dhe ushqim i ngurtë.
-
Gjumi i bebes
Gjumi i natës dhe i ditës, me grafik për 7 ditët e fundit.
-
Kujdesi
Pelenat, ilaçet, vitaminat dhe kujtesat që të mos harrosh asnjë dozë.
-
Zhvillimi i bebes
Rritja, hapat e zhvillimit, vaksinat dhe herët e para.
-
Udhëzues
Këshilla për gjumin dhe ushqyerjen, sipas moshës së bebes. Lexo udhëzuesit →
-
Unë
Hapësira e nënës: shtatzënia, shëndeti dhe humori yt.

Për nënën, që nga shtatzënia
Skeda "Unë" të shoqëron javë pas jave dhe vazhdon edhe pas lindjes.
- Java e shtatzënisë dhe sa është rritur bebja
- Shenjat vitale, simptomat dhe humori
- Ilaçet, takimet te mjeku dhe ditari yt personal
- Një përmbledhje e shkurtër për mjekun tënd
I butë për sytë, në çelët dhe në errët
App-i ndjek pamjen e telefonit tënd, të çelët ose të errët. Mund ta zgjedhësh edhe vetë te Cilësimet. Pamja blu e errët është e butë për sytë gjatë ushqyerjeve të natës.
Zgjidh ngjyrën e familjes:
- Neutrale
- Vajzë
- Djalë

Së shpejti
Ekspertja e laktacionit, brenda app-it
Po bashkëpunojmë me një eksperte laktacioni, që do të ketë menunë e saj në Ditari i Bebes. Mbështetje profesionale për gjidhënien, aty ku e mban ditarin.
-
Programe
Programet e ekspertes, të hapura menjëherë pas pagesës.
-
Këshilla
Udhëzues dhe video për gjidhënien.
-
Konsulta
Rezervo një takim me ekspertën.
Të dhënat e tua mbeten të tuat
3
gjuhë
Shqip, anglisht dhe italisht.
BE
server
Sinkronizimi i familjes ruhet në Bashkimin Evropian.
0
reklama
Pa reklama, pa gjurmim dhe pa analitikë.
Ditari i Bebes nuk është pajisje mjekësore dhe nuk zëvendëson mjekun.
Ditari i Bebes vjen së shpejti
Do të jetë në App Store dhe Google Play. Për pyetje ose bashkëpunim, na shkruaj.